City i ka bërë gati 138 milionë euro për Neymar
Manchester, 22 maj - Manchester City po mundohet ta bëjë të pamundurën për të arritur deri tek Neymar.
Skuadra angleze duket se i ka bërë gati 138 milionë euro përfshirë këtu edhe rrogën e lojtarit, për ta mposhtur konkurrencën e Real Madridit dhe Barcelonës.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja portugeze Abola. Së fundmi flitet se ylli i Santosit ka nënshkruar para-kontratë me Barcelonën, së cilës mund ti bashkohet gjatë kësaj vere.