City gati të ofrojë çdo shumë për Nasri-n
Manchestet, 4 korrik - Duket se skuadra e rradhës që dëshiron Samir Nasrin është skuadra e Manchestet Cityt.
Drejtuesit e kësaj të fundit kanë raportuar se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj shume për Nasrin.
Deri më tani konkurentët më serioz për Nasrin janë, Manchester United, Chelsea dhe Interi, skuadra këto të cilët e dëshirojnë Nasrin pasi ka vendosur të largohet nga Arsenali.
Lajmet më të reja nga mediat angleze raportojnë se Manchester City tani është i gatshëm të ofrojë çfarëdo shumë për të siguruar shërbimet e francezit.