City, gati ofertat për Dzeko dhe Alves
Manchester, 22 nëntor - Sulmuesi boshnjak i Wolfsburgut, Edin Dzeko, edhe njëherë është shndërruar në cakun kryesor të Manchester Cityt nga tabloidet angleze, ndërsa ai nuk është i vetmuar në këtë rrafsh.
Mirror shkruan se drejtorët e Manchester Cityt në një takim me kryetarin e klubit Khaldoon al-Mubarak kanë vendosur që të shpenzojnë në janar dhe atë jo për futbollistë tjerë por për Edin Dzekon dhe Dani Alves.
Këtij të fundit i skadon kontrata verën e ardhshme, një gjë që mund ti ndihmojë Cityt, që me një ofertë të lartë ta lëkundë asin brazilian.