City, gati një ofertë prej 12 milionë euro për Ancelottin
Londër, 19 prill - Manchester City duket se do tia tregojë derën trajnerit aktual, Roberto Mancini, gjatë verës.
Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve dhe mos aftësia për ta menaxhuar ekipin që ta mbrojë titullin e kampionit në Premierligë, i ka shtyrë drejtuesit e klubit anglez që të heqin dorë nga ish trajneri i Interit.
Por, shtypi britanik shkruan se Citizens nuk e kanë ndërmend ta ndërrojnë kombësinë e trajnerit të ri, duke e preferuan një tjetër italian. Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin, i cili aktualisht është në krye të klubit francez, Paris Saint Germain.
Gjithnjë sipas medieve britanike, klubi nga Etihad Stadium e ka bërë gati një ofertë katërvjeçare prej 12 milionë eurosh në vit për ish trajnerin e Juventusit, Milanit dhe Chelseat.