City gati kontraten e re për Tevez
Manchester, 12 janar - Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini pret zhvillimin e bisedimeve për vazhdimin e kontratës së sulmuesit Carlos Tevez.
Argjentinasi 28 vjeç iu bashkua Cityt më 2009 por ishte pranë largimit nga klubi pasi Mancini e akuzoi se refuzoi të inkuadrohej në një ndeshje si rezervist. Tevez në fund u rikthye në vendlindjen e tij në Argjentinë.
Por, iu bashkua sërish Cityt për ti ndihmuar ekipit të fitojë titullin e parë në ligë nga viti 1968 kurse kontrata e tij do të skadojë në verën e vitit 2014.
Mendoj se kemi ende kohë për të biseduar me të. Kur Carlos të merr vendim, ai do të bisedojë me ne, deklaroi Mancini.