City e Malaga nuk heqin dorë nga Lavezzi

Napoli, 18 korrik - Për sulmuesin argjentinas aventura e Copa America ka përfunduar me eliminim nga Uruguai, ndërsa tani ka nisur çështja rreth të ardhmes së tij, nëse do të qëndroj në Napoli apo do të largohet.
Gjithsesi dy skuadrat më të interesuar për të janë Manchester City dhe Malaga.
Njëra nga këto skuadra mund ta ketë sulmuesin nëse paguajnë 32 milionë euro.
Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentis, e ka pranuar edhe vetë se është i gatshëm ta shes sulmuesin nëse ofrohet kjo shumë.
Ai kësaj here nuk kërkoi 100 milionë euro siç bëri për mesfushorin hungarez, Marik Hamsik.