City e Chelsea, pas Heynckesit
Londër, 9 prill - Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes në fund të këtij sezonit do tia liroj vendin spanjollit Pep Guardiola.
Dhe sipas tabloidit britanik, Daily Mail tashmë dy skuadra nga Premierliga ia kanë vërë syrin trajnerit gjerman. Thuhet se Manchester City dhe Chelsea janë të interesuara ta angazhojnë 68 vjeçarin.
Ndërkohë, Heynckes, i cili shpalli Bayernin kampion në fundjavë, ka marrë ofertë të qëndroj në klub si drejtor ekzekutiv. Por, ai ka thënë se në fund të sezonit do të vendos për të ardhmen.
Unë mendoj se mund të jap ende nga vetja si trajner, dhe nuk do ta konsideroj fare rolin që më ka dhënë Bayerni. Në fund të sezonit do të zbuloj të ardhmen time, ka thënë trajneri gjerman për Liga Total.
Përveç ekipeve angleze, të interesuar për Heynckesin janë edhe disa ekipe gjermane, ndër to edhe Schalke 04.