City do Villan në vend të Balotellit
Manchester, 28 dhjetor - Sipas gazetes britanike \"Daily Star\", një tjetër skuadër e madhe e Premier League-s është futur në lojë për sulmuesin 31-vjeçar të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, David Villa.
Bëhet fjalë për Manchester City-n, me Roberto Mancinin të gatshëm për të përforcuar repartin ofensiv të skuadrës.
Tekniku italian i kampionëve në fuqi të Anglisë ka në mendje goditje të mëdha në mënyrë që të arrijë \"kushurinjtë\" e United që po shkëputen çdo javë e më shumë në krye të tabelës dhe për këtë mund të hyjë në garë me Chelsean e Benitez.
David Villa mund të marrë vendin e Mario Balotellit, e ardhmja e të cilit te Manchester City duket gjithmonë dhe më e dyshimtë.
Por sipas asaj që raporton sot \"Sport.es\", Barcelona do ta mbajë David Villan të paktën deri në qershor.