City do të japë gjithçka kundër Realit
Manchester, 19 nëntor - Sulmuesi i Manchester Cityt, Kun Aguero, ka deklaruar se ekipi i tij do të japë gjithçka në fushë për ti mposhtur madrilenët në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Anglisë duhet ti fitojë dy ndeshjet e mbetura në Grupin D, nëse dëshiron të kalojë më tej në fazën e eliminimit direkt dhe këtë gjë shumë mirë e di sulmuesi argjentinas.
Do të jetë ndeshje e bukur. E vërteta është se ne duhet të fitojmë, kështu që do të zbresim në fushë që të fitojmë në çfarëdo mënyre që kemi mundësi.
Ne duhet ti presim edhe rezultatet tjera, por në ndërkohë gjëja kryesore është të luajmë siç dimë më së miri dhe të japim më të mirën tonë për të fituar, ka thënë Aguero.