City dhe United në luftë për Balotellin
Londër, 18 korrik - Manchester City pritet të përballet në derbin e parë lokal me Manchester Unitedin më herët se çështë paraparë edhe atë për sulmuesin e Interit, Mario Balotelli.
Massimo Moratti të premten kishte konfirmuar se në adresë të Interit kishte ardhur një ofertë prej 25 milionë eurosh nga City, ofertë që u refuzua, përderisa negociatat me Cityn për Balotellin janë duke vazhduar.
Ky lajm nuk u prit mirë në Old Trafford, pasi që Manchester United, sipas mediave italiane, është kundërpërgjigjur me një ofertë prej 35 milionë euro për SuperMarion që nuk besohet se do të refuzohet, marrë parasysh dhe Ligën e Kampionëve. Pritet së shpejti edhe kundërpërgjigja e Roberto Mancinit dhe qytetarëve të tij.
Ka zëra se Balotelli nuk do ti bashkohet klubit në turneun parasezonal në ShBA dhe sipas Sky Sport Italia, ky është një indikacion i qartë se Super Mario Balotellin së shpejti mund ta shohim në Ligën Premier.