City dhe Chelsea të interesuar për Busquets
Londër, 30 shtator - Manchester City dhe Chelsea janë tepër të interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Me Fabregasin i cili ka filluar karrierën e tij te Barca në mënyrë fantastike, pritet që për Busquets të ketë më pak minuta në të ardhmen, sidomos pasi të kthehet nga lëndimi Andres Iniesta.
Sport shkruan se Chelsea dhe Manchester City janë të interesuar për spanjollin që ta sjellin gjatë afatit kalimtar veror.