City, 45 milionë euro për Higuain
Manchester, 1 gusht - Roberto Mancini kërkon Gonzalo Higuain. I zhgënjyer nga "telenovela" Robin Van Persie, trajneri i Manchester City ka hedhur sytë nga argjentinasi i Real Madrid, Gonzalo Higuain, shkruan "Daily Mirror".
Sheiku Mansour, për të bindur "Los Blancos" të heqin dorë nga Higuain, mendohet të ofrojë 45 milionë euro.
"El Pipita" në Manchester do të gjente bashkëkombasit e tij: Sergio Aguero dhe Carlos Tevez, por vështirë se Jose Mourinho të heqë dorë kaq lehtë nga sulmuesi i tij.
Kujtojmë se Real Madrid dhe Gonzalo Higuain janë në bisedime për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2016 dhe pritet të përfitojë 5 milionë euro në sezon