24 Dhjetor 2024

City, 100 milionë euro për Iniestën

Manchester, 16 dhjetor - Manchester City, klubi i drejtuar nga Sheiku Al-Mansour, po përgatit një ofertë kolosale prej 100 milion eurosh për yllin e Barcelonës, Andres Iniesta. Mesfushori konsiderohet prej anglezëve si më i miri në botë në rolin e tij.

Një burim brenda klubit katalanas, i pyetur për lajmin, deklaroi në shtypin spanjoll: “Iniesta ka kaluar një vit të shkëlqyer dhe ka nisur të luajë këtu që fëmijë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nëse mbërrin një ofertë e mirë, nuk do të merret në konsideratë apo pranohet”.

Barcelona nuk po kalon një moment aspak të mirë financiar. Klubi ka raportuar për një defiçit prej 442 eurosh dhe vetëm disa ditë më parë pranoi që për herë të parë në histori të vendosë emrin e një sponsori mbi fanellë.

Marrëveshja e arritur me një fondacion nga Katari, do të lejojë klubin që nga kjo kontratë sponsorizimi të arkëtojë 125 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, shumë që do të mjaftojë vetëm për të kompensuar një pjesë të vogël të humbjeve.

Andres Iniesta, i cili mund të fitojë Topin e Artë në ditët në vazhdim, u shpall kampion bote me Spanjën, pasi shënoi golin vendimtar në finalen ndaj Holandës gjatë kohës shtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)