Çiklistët shprehin pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë në trafik
Prishtinë, 27 dhjetor - Grupi i çiklistëve nga Prishtina do të organizojnë një aktivitet simbolik para objektit të komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë e çiklistëve në trafik.
Çiklistët gjithashtu janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, e cila një ndër shkaqet e ndotjes konsiderohet dominimi i mjeteve motorike në trafik.
Prandaj gjatë këtij aktiviteti do të kërkohet nga institucionet shtetërore të punojnë më seriozisht drejt përmirësimit të infrastrukturës për çiklistë, të promovojnë mënyrat e qëndrueshme të mobilitetit dhe të prioritizojnë çiklistët dhe këmbësorët,me synim që të kemi një mjedis më të jetueshëm në aspektin mjedisor, social dhe ekonomik.
Tubim i çiklistëve pranë objektit të komunës do të jetë paqësor në të cilin çiklistët do të vendosin bicikletat dhe helmetat në tokë dhe do të qëndrojnë në heshje për ca kohë.