29 Mars 2024

Christopher David Doran dhe Alma Mehmeti fitues te turneut Dita e Boshnjakve

Prizren, 3 tetot - Sot në palestrën ‘Prizren Arena’ në Prizren u organizuar turneu i parë i seniorëve ‘Dita e Boshnjakve’ me  pjesëmarrjen e afër 100 pingpongistëve, duke i respektuar masat anticovid.

Turneu u organizua me sistem të mbyllur, me vetëm 64 meshkuj dhe 32 femra, e të cilat  garat i zhvilluan me eliminime, kishte shumë ndeshje interesante, drama e madje edhe befasitë nuk munguan.

Në kategorinë e femrave  për befasi u përkujdes Leoresa Imeri e cila në të tetën e finales mposhti të parën e ranglistës Linda Zeqiri me rezultat 3:1.

Në gjysmë finale Shega Hashani ishte më e mirë se Leoresa, duke triumfuar me 3:1, me rezultat të njëjtë edhe Alma Mehmeti fitoj ndaj Bjondina Hasanit në gjysmëfinalen tjetër.

Në finale u takuan dy shpresat e pingpongut të Kosovës, e Alma ishte më e përqendruar dhe fitoi me 3:1, e kështu u bë kampionia e parë e turneut Dita e Boshnjakëve.

Në kategorinë e meshkujve kishte konkurrencë më të madhe edhe pse munguan disa nga top 12 e ranglistës, por nuk munguan ndeshjet e forta, e befasitë. Si befasi konsiderohet fitorja e  Argjend Feratit ndaj Ercan Karabacak, Aulon Bivolakut ndaj Eroll Boshnjakut dhe Altin Ademit ndaj Feim Ramës.

Në gjysmëfinalen e parë edhe kësaj radhe u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Christopher David Doran, Kreshniku bëri rezistencë të denjë, por në fund triumfoi anglezi me 3:1. Në gjysmëfinalen tjetër Fatih Karabaxhaku tirumfoi me 3:0 ndaj Blendi Hajdarit.

Në finale Fatihu tregoj lojë të mire, por jo të mjaftueshme për të fituar ndaj Christoferit, i cili me këtë fitore arriti në titullin e 4-të radhazi në garat individuale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)