Christensen zgjatë kontratën me Chelsea
Londër, 10 janar - Klubi i Premierligës angleze Chelsea ka rinovuar kontratën me futbollistin danez, Andreas Christensen.
Në njoftimin e bërë nga klubi i Londrës, me futbollistin 21-vjeçar është nënshkruar kontratë prej 4.5 vite.
Mbrojtësi danez në Chelsea ishte transferuar në vitin 2012 nga klubi danez Brondby. Christensen në vitet 2015-2017 ishte huazuar në klubin gjerman Borussia Mönchengladbach.
Ai në këtë sezon luajti në 22 ndeshje me fanellën e Chelsea, ndërsa me kombëtaren e Danimarkës, e cila u kualifikua në Kupën Botërore të Futbollit 2018 që do të luhet në Rusi, ka luajtur në 6 ndeshje.