Chicharito edhe 5 vjet te United

Prishtinë, 13 tetor - Meksikani Javier Hernandez i ka dërguar mesazh të qartë interesimit të Real Madridit, duke nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me klubin e tij aktual, Manchester United.
Marrëveshjen, sipas të cilës do të fitojë 100.000 Euro në javë, e ka zbuluar agjenti i tij Eduardo Hernandez.
Kemi rinegociuar kontratën e Javierit dhe ai do të mbetet edhe 5 vjet tek Manchester United. Kontrata është e mirë si për Javerin ashtu edhe për klubin, sepse u mundëson të dyve të shohin nëse përshtaten dhe nëse ai do të arrijë atë që pritet nga ai.\"
\"Të dyja palët arritën atë që deshën dhe United është i kënaqur që e ka shpërblyer Javierin për performacën e tij të shkëlqyeshme sezonin e kaluar, ka thënë Hernandez.
Chicharito pati një sezon debutues absolutisht të jashtëzakonshëm duke shënuar 20 gola, dhe duke ndihmuar United për fitimin e titullit rekord të 19. Real Madrid shprehu interesim për ta marrë meksikanin.