01 Janar 2025

Chelsea, shumë shpejt me stadium të ri

Londër, 5 tetor - Miliarderi pronar i klubit Londinez të Chelsea, Roman Abramovich, është i vendosur të ndërtojë një stadium të ri në Londër, informon e përditshmja \"The Guardian\".

Projekti është tashmë gati dhe ai do të ketë nevojë për një financim prej një miliardë paund për t′u çuar përpara, shumë e cila besohet se do të paguhet e gjitha nga xhepi i rusit.

Stadiumi i ri do të jetë shumë më i madh se \"Stamford Bridge\" aktual, do të ketë një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe pritet të sjellë në arkat e klubit çdo vit të ardhura shtesë prej 50 milionë paund.

Në projekt, është përcaktuar edhe trualli ku pritet të ndërtohet impianti i ri, në një prej zonave më shik të kryeqytetit britanik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)