Chelsea shumë afër të transferoj Neymar
Londër, 30 maj - Mediat angleze raportojnë se Chelsea është i gatshëm të bëj një ofertë drejt superyllit të Santos, Neymar ofertë kjo që mund të jetë e parefuzueshme nga klubi brazilian.
The Sun tregon se Blutë janë të gatshëm të paguajnë rreth 26.5 milion euro për të siguruar shërbimet e 19 vjeçarit.
Abramovich është i gatshëm të vendos gjërat personale për të siguruar shërbimet e Neymar. Ai do të bisedoj me të në muajin e ardhshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, thanë disa përfaqësuesit e Chelseat për The Sun.