Chelsea se kërkoi Ramosin
Londër, 28 gusht - Chelsea ka mohuar të ketë paraqitur ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.
Gjiganti londinez spekulohej se është i interesuar për reprezentuesin spanjoll pas shitjes së Ricardo Carvalhos në Santiago Bernabeu.
Mirëpo, drejtori sportiv i klubit, Frank Arnesen, ka insistuar se Chelsea nuk ka paraqitur ofertë për ish yllin e Sevillas. Është e pavërtetë. Ne nuk kemi paraqitur asnjë ofertë për Ramosin, tha Arnesen për Sky Sports News.