30 Prill 2024

Chelsea përgatit 26 milion euro për Sanchez

Londër, 19 janar - Klubi londinez, Chelsea i ka hyrë seriozisht punës në merkaton aktuale ku tani pas interesimit në mbrojtësin e Benficas David Luiz, interesohet edhe për sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez.

Si duket e ardhmja e Alexis Sanchez te Udinese është shumë e shkurtër pasi ai mund të transferohet te Chelsea të cilët kanë përgatitur një ofertë prej 26 milion euro për lojtarin, ofertë kjo që Udinese nuk do ta kishte parë as në ëndër.

Por pavarësisht kësaj Presidenti i Udineses Giampaolo Pozzo dhe trajneri Francesco Guidolin kanë deklaruar se lojtari do të qëndrojë te klubi deri në fund të sezonit.

Për 22 vjeçarin përpos Chelseat, janë interesuar edhe Barcelona dhe Manchester United.