Chelsea ofron Torresin si dhe para për Cavanin
Londër, 1 qershor - Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Jose Mourinho, e dëshiron në skuadër sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.
Gazzetta dello Sport raporton se strategu portugez krahas parave do tia ofrojë klubit italian edhe Fernando Torresin si pjesë e marrëveshjes për transferimin e uruguaianit.
Klauzola e prishjes së kontratës së Cavanit është 60 milionë euro, ndërsa një ofertë të ngjashme me Blutë planifikon të bëjë edhe Manchester City.
City është i gatshëm të ofrojë Edin Dzekon plus para për ta marrë 26-vjeçarin në Etihad Stadium.
Megjithatë, shanset më të mira i ka Chelsea, kur dihet se trajneri i ri i Napolit, Rafael Benitez. pëlqen ta ketë Torresin në skuadër.