Chelsea ofron 60 milion euro për Falcao
Londër, 27 tetor - Është mëse e sigurt që sulmuesi më i mirë klasik në botë, Radamel Falkao do të nënshkruajë kontratën me Chelsean gjatë janarit, për një shumë prej 60 milion euro.
Lajmi bëhet i ditur nga portali sportiv goal.com, ku siç nënvizohet pronari i klubit londinez Abramoviç ka pranuar që të aktivizohet kontrata për të arritur marrëveshjen me Atletiko Madrid për transferimin e Falkao.
Për kolumbianin Falkao janë të interesuar edhe Manchester City, por edhe klube të tjera evropiane, që duan shërbimet e tij.