Chelsea ofron 56 milionë euro për Falcao
Londër, 26 shtator - Chelsea kërkon të blejë Radamal Falcaon në merkaton e ardhshme dhe ka nisur që tani bisedimet me Atletico Madrid.
Lajmin e bën të ditur tabloidi The Sun që shton se Roman Abramovich është i gatshëm të shpenzojë 56.5 milionë euro për sulmuesin kolumbian.
Pronari rus i Bluve kërkon që të ketë në skuadër edhe një qendërsulmues tjetër përveç Fernando Torres në mënyrë që të ketë mundësi të luftojë në të gjitha frontet. Didier Drogba u largua në verë dhe nuk u ble asnjë sulmues tjetër për ta zëvendësuar.
Radamel Falcao ishte sulmuesi që në Superkupën e Europës shkatërroi Chelsean me tregolëshin e tij në fitoren e spanjollëve me rezultatin 4-1.