Chelsea ofron 52 milionë euro për Kalidou Koulibaly

Londër, 15 qershor - Antoni Conte e njeh shumë mirë Seria A. Italiani po bëhet gati për forcimin e radhës.
Conte momentalisht sytë i ka tek qendër mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas The Sun Chelsea ka ofruar 52 milionë euro për mbrojtësin por pengesa e vetme shikohet Napoli. Italianët e shikojnë mbrojtësin si një pikë kyçe në garën për titullin kampion.