Chelsea ofron 52 milion euro për Cavanin
Londër, 2 korrik - E ardhmja e Edinson Cavanit është shndërruar në një telenovelë. Në njërën anë flitet se ai dëshiron të largohet nga Napoli, e nga ana tjetër shprehet se dëshiron të mbetet në San Paolo.
Sipas televizionit italian Mediaset, sulmuesi uruguaian shumë shpejt mund të transferohet në Chelsea.
Blutë e Londrës kanë bërë gati 52 milionë euro për El Matador, klauzola e të cilit për shkëputjen e kontratës është 63 milionë.
Ka mundësi që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ta shesë Cavanin me këtë shifër të ofruar nga skuadra e Mourinhos, pasi kjo duket se është oferta më e majme deri në këto momente.