Chelsea ofron 30 milionë euro për Javier Hernandez
Londër, 1 janar - Trajneri i Chelseat, Antonio Conte insiston ta blejë sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez.
Mediat angleze shkruajnë se tekniku italian është i vendosur për të blerë një sulmues të ri në janar.
Conte synon ta forcojë repartin e sulmit, në mënyrë që të gjejë një partner të denjë për Diego Costan.
Thuhet se në krye të listës së Contes është sulmuesi meksikan, i cili po bën sezon të mirë me Leverksuenin.
Blutë e Londrës janë gati ti investojnë 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit, i cili duket se do të rikthehet në Premier League.
Ndryshe, Conte është duke e vëzhguar edhe sulmuesin e Swenseas, Fernando Llorenten, më të cilin Conte ka punuar tek Juventusi.