Chelsea ofron 17 milionë funte për Boriellon
Londër, 24 qershor - Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka vendosur ti bëjë një ofertë prej 17 milionë eurosh, ish-skuadrës së tij Milanit, për sulmuesin italian Marco Boriello.
Sipas Mediaset, forma jo e mirë e Boriellos dhe mosthirrja e tij në kombëtare nga Marcello Lippi, kanë bërë që ai të kërkojë hapur sfida të reja.
Nga pretendimet e Boriellos është alarmuar ish-bosi i Milanit, Carlo Ancelotti, që pritet të bëjë një ofertë mjaft të mirë dhe ndoshta të parefuzueshme për klubin nga San Siro, që është në vështirësi financiare dhe të cilit i duhen mjete për transferimin e Luis Fabianos nga Sevilla.