Chelsea, ofertë plot 40 milionë euro për Busquets
Londër, 9 dhjetor - Chelsea po mendon për një ofertë marramendese për Sergio Busquets, mesfushorin 24-vjeçar të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Sunday People", presidenti i Bluve, Roman Abramovich mendon ti ofrojë blaugranave plot 40 milionë euro për ta sjellë në Londër katalanasin që në janar.
Duket shumë e vështirë që Barcelona të lejojë largimin e Busquets që në merkaton e janarit por përballë një shifre të çdo gjë mbetet e hapur për në qershor.