Chelsea ofertë 20 milionë paund për Paton
Londër, 3 gusht - Chelsea raportohet se ka bërë një ofertë shokuese për të transferuar sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato, ku përfshihen para dhe një lojtar.
Mediaset, që është pronë e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconit, bën të ditur se trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, e sheh Paton si partner ideal të sulmit për Fernando Torres dhe se tashmë ka bërë një ofertë për brazilianin.
Chelsea ka ofruar 20 milionë paund plus edhe njërin nga lojtarët, Nicolas Anelka ose Salomon Kalou, si shkëmbim.
Problem raportohet se mund të jetë dëshira e lojtarëve të Chelseat, të cilët që dy janë ngurues të largohen nga Stamford Bridge për Milanin. Drejtuesit e Milanit po ashtu janë duke vlerësuar nëse pjesa e parave të ofruara mjafton për mbuluar vlerën reale të Patos.