Chelsea në garë për Cavanin
Londër, 13 prill - Roman Abramovich nuk ka vendosur ende se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea, por në listën e kandidatëve të mundshëm duhet thënë se janë teknikë të një klasi të lartë.
Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, manjati rus ka theksuar se janë katër prioritete për përforcimin e skuadrës: një sulmues, dy mbrojtës krahu dhe një mesfushor me tipare sulmuese.
Shpenzimet në total për të do të shkojnë në një shifër marramendëse prej 300 milionë eurosh.
Në listën e sulmuesve preferenca kryesore orët e fundit me sa duket ka kaluar tek Cavani.
Për sulmuesin e Napolit që nga Abramovich shihet si zëvendësuesi ideal i Drogba, mund të nevojiten një sasi parash prej 42,5 milionë euro.