Chelsea mendon Capellon për pankinën
Londër, 26 mars - Chelsea mendon për Fabio Capellon për sezonin e ardhshëm.
Sipas Daily Mail ish tekniku i përfaqësueses angleze është i gatshëm për tu rikthyer në një skuadër top të kampionatit anglez të Premier League.
Chelsea ka shkarkuar portugezin Andre Villas Boas dhe i ka besuar ekipin Roberto Di Matteos deri në fund të sezonit.
Bazuar në Daily Mail rusi Roman Abramovich, pronar i klubit të Stamford Bridge, mund të vendosë të synojë mbi eksperiencën e Capellos për të nisur një cikël të ri.