Chelsea, kontratë të re për Cole
Londër, 26 maj - Chelsea është i gatshëm që ti ofrojë mbrojtësit Ashley Cole një kontratë të re gjatë kësaj vere, për ta mbajtur atë në Stamford Bridge për pjesën e mbetur të karrierës.
Mbrojtësi ka edhe një vit kontratë me klubin nga Stamfrod Bridge dhe në rast se nuk rinovon, ai sigurisht se do të largohet.
Por, burimet e Goal besojnë se klubi londinez tashmë ka gati kontratën e re për Cole, i cili ishte një prej figurave kryesore në triumfin e madh të Chelseat në Ligën e Kampionëve javë më parë ndaj Bayernit të Munichut.