Chelsea kërkon sërish Torres
Londër, 16 korrik - Chelsea po përgatit ofensivën për të marrë në Stamford Bridge sulmuesin spanjoll Fernando Torres, pronë e skuadrës së Liverpool.
Sipas Daily Mail, klubi londinez e dëshiron me cdo kusht El Nino-n edhe pse ai është dëmtuar dhe do të rekuperohet për dy javë.
Tekniku i The Reds, Roy Hodgson do udhëtojë deri në Spanjë për të diskutuar personalisht me sulmuesin, i cili e ka në duart e tij të ardhmen.
Sulmuesi spanjoll vlerësohet 60 milionë euro, shifër të cilën Abramovich mund ta zhbllokojë për të plotësuar dëshirën e trajnerit italian, Carlo Ancelotti.