Chelsea ka paguar shumë për Torres
Londër, 9 shkurt - Fernando Torres nuk vlen 50 milionë funte dhe Chelsea ka paguar shumë për ta transferuar atë nga Liverpooli- ka thënë njëri nga drejtorët e Barcelonës, Raul Sanllehi.
Sulmuesi spanjoll kaloi te Blutë për një shumë rekorde të transferimeve në Kampionatin anglez, ndërsa zhvilloi një ndeshje për tu harruar në humbjen prej 1-0 nga ish-skuadra e tij.
Po, ishte një çmim i tepruar. E di se Barcelona nuk do ta bënte një transferim të tillë. Ne madje as nuk do ta merrnim në konsideratë, ka thënë Sallehi për Sky Sports.
Ai ka thënë se është shokuar nga shpenzimet që kanë bërë skuadrat nga Liga Premier në afatin kalimtar të janarit, që sipas tij gjithçka ishte e tepruar.