Chelsea ka ofruar 70 mln euro për James
Londër, 23 gusht - James Rodriguez ka shumë pak hapësirë në formacionin e Real Madrid dhe është mundësia që ai të transferohet në një tjetër skuadër në këto pak ditë të fundit të merkatos.
Në fakt, kolumbiani që ju bashkua skuadrës merengues në vetën e vitit 2014 për vlerën e 75 milionë eurove, konsiderohet si njeriu i merkatos për klubin kampion të Evropës.
James u aktivizua pak nga trajneri Zidane sezonin e shkuar dhe pak gjasa ka që edhe për sezonin e ri të gjejë hapësirë dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të. Në krye të listës është Chalsea, por jo më larg mbeten Arsenal dhe PSG.
Sipas spanjolles AS, blutë e Londrës kanë ofruar 70 milionë euro dhe pas refuzimit nga Zidane, pritet një përgjigje edhe nga presidenti Florentino Perez.