Chelsea ka ofruar 30 milionë për Ribery
Londër, 31 gusht - Chelsea raportohet se ka ofruar 30 milionë paund për yllin e Bayern Munich, Franck Ribery.
The Sun shkruan se trjaneri i bluve, Andre Villas-Boas, është kthyer nga Ribery në kërkim të një mesfushori të klasit botëror, pasi është ndikuar nga refuzimi i Tottenhamit për të shitur Luka Modric.
Blutë gjithashtu janë të gatshëm t`i ofrojnë atij pagë vjetore me vlerë 10 milionë paund.
Por Bayern Munich nuk mendohet se do të mendojë të shesë lojtarin për një shumë më pak se 36 milionë paund.