Chelsea interesohet për Kagawa
Londër, 7 prill - Siç bëjnë të ditur mediat britanike edhe skuadra e Chelsea është në gjurmët e fantazistit të Borussuia Dortmund, Shinji Kagawa. Vlera e 23 vjeçarit me origjinë japoneze rrotullohet rreth shifrës së 17 milionë eurove.
Kujtojmë se në ndjekje të lojtarit janë dhe shumë skuadra të tjera, ku vlen të përmendim Milan, Manchester Utd dhe Liverpool.
Në krahun tjetër Dortmund është në përpjekje për të zgjatur kontratën e lojtarit deri në vitin 2016, pasi ajo aktuale skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Interesimi i klubit të Abramovich është bërë i njohur nga gjermania Bild.