Chelsea interesohet për Benitez
Londër, 22 shkurt - Andre Villas Boas është shprehur tepër i sigurt për qëndrimin e tij në pankinën e Cheslea dhe në diçka të tillë sipas tij nuk do të ndikojnë aspak rezultatet në Ligën e Kampionëve.
E megjithatë mediat angleze nuk janë të sigurta për këtë fakt, pasi sipas tyre do të vijë një moment që Abramovic do të humbasë durimin dhe pikërisht në këtë situatë tekniku portugez mund të largohet.
Bazuar në atë çka shkruhet nga e përditshmja sportive angleze Daily Mail, në rast se Abramovich do të arrinte në këtë situatë atëherë e ka menduar menjëherë alternativën më të mirë për stolin e Bluve të Londrës.
Chelsea në këtë rast do të drejtohej nga Rafa Benitez, i cili aktualisht nuk drejton asnjë ekip, madje që pas divorcit me Interin në dhjetor të 2010.