06 Maj 2025

Chelsea insiston për Lavezzin për 28 milionë sterlina

Londër, 4 maj - Edhe pse Ezequiel Lavezzi ka përgënjeshtruar një kontakt të mundshëm, në Angli mediat flasin për grindje të mundshme mes lojtarit dhe presidentit të klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Nuk ka pasur asnjë diskutim, por “Daily Mail” shkruan se “Pocho” është gati të largohet nga klubi italian dhe kjo me qëllim që të luajë në kampionatin anglez të Premier League.

Atje, mbi të gjitha janë dy skuadra që po luftojnë për shërbimet e sulmuesit argjentinas, Mancherster City dhe Chelsea.

Siç bëhet e ditur nga e përditshmja “Daily Mail”, Chelsea është e gatshme të paguajë shifrën e 28 milionë sterlinave për të marrë lojtarin në skuadër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)