Chelsea i ofron Guardiolas 15 milionë funte në vit
Londër, 27 maj - Skuadra e Chelseat ka vendosur të bëjë mega-ofertë për ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.
Strategu spanjoll mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit me Katalunasit dhe tani është i lirë.
Daily Express njofton se Chelsea ka gati plotë 15 milionë funte për një vit për 41 vjeçarin që me Barcelonën fitoi 14 tituj nga 19 të mundshëm.