Chelsea i ofron Drogbas shansin e fundit
Londër, 11 maj - 34 vjecarit, Didier Drogba, skuadra e Chelsea -t do ti ofroj shansin e fundit për të vazhduar kontratën shkruan "The Sun".
Ai më herët kishte refuzuar që të vazhdojë një kotratë një vjecare me Chelsea-n për shkak kushteve finanicare të cilat janë identike me ato të kontratës aktuale.
Tani skuadra e Chelsea-t ka përgatitur edhe një ofertë që do të jetë edhe e fundit. Nëse Drogba dhe skuadra nga "Stamford Bridge" nuk merren vesh rreth kontratës, nga qershori ai do të jetë futbollist i lirë. Didier Drogba, Chelsea-t iu bashkua në vitin 2004 nga Marseille, ndërsa me londinezët arriti të fitojë tri herë Premier Ligën, katër herë FA Cup-ën, ndërsa më 19 Maj në Munchen do të ketë mundësi që ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.
Ai edhe dy herë ka qenë golashënuesi më i mirë në Premier Ligë në 2007 dhe 2010.