Chelsea i gatshëm ta shesë Lampardin
Londër, 9 janar - Chelsea është i gatshëm që ti thotë lamtumirë mesfushorit Frank Lampard, në vazhdën e spekulimeve për një interesim të Manchester United për reprezentuesin anglez.
Sunday Mirror shkruan se Chelsea do të nderojë kontratën e Frank Lampard, por nuk do të qëndrojë në rrugë nëse i ofrohet ndonjë largim.
Edhe pse Lampard është e vështirë se do të largohet gjatë janarit, një ofertë e Manchester United mund të detyrojë klubin londinez ta mundësojë largimin e mesfushorit, që ka qenë në qendër të kritikave pas krizës së Bluve.