Chelsea heq dorë nga Rooney, kërkon Samuel Eto'o
Londër, 16 gusht - Chelsea heq dorë nga Wayne Rooney dhe kërkon sulmin vendimtar për Samuel Eto'o.
Sipas asaj që shkruan sot britanikja "Daily Star", Jose Mourinho nuk do më sulmuesin e Manchester United, për të cilin është kthyer disa herë pas nga ana e drejtuesve të "Djajve të Kuq", dhe preferon sulmuesin kamerunas të Anzhit dhe ish-in e tij tek Inter.
Eto'o do të largohet nga klubi rus dhe për të interesohen fuqishëm edhe dy italianet: Inter dhe Napoli, por sipas tabloidit anglez së shpejti pritet edhe oferta finale e "Bluve" për të.