Chelsea heq dorë nga Falcao
Londër, 6 nëntor - Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Daily Mirror", Chelsea ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga interesimi për 26-vjeçarin e Atletico Madrid, Radamel Falcao pasi kostoja e operacionit për të është shumë e lartë.
"Blutë" e Londrës do të përqëndrojnë të gjithë forcat e tyre në merkato për të sjellë në "Stanford Bridge" sulmuesin e Olympique Marseille, Loic Remy.
25-vjeçari francez, i cili është kërkuar edhe në merkatot e shkuara nga klubi i Roman Abramoviç, ka një vlerë prej 15 milionë eurosh, plotësisht e mundshme për arkat e Chelsea-t.