Chelsea gati të paguajë 50 milionë euro për Neymar
Londër, 19 dhjetor - Roman Abramovich, pronari i Chelseas, nuk dëshiron të dorëzohet rreth transferimit të Neymar pasi ky i fundit shumë herë ka shprehur admirimin për skuadrën e Barcelonës.
The Sunday Mirror shkruan se Abramovich do të bëj gjithçka çfarë është e mundur për të sjellur yllin brazilian në skuadrën e tij gjatë kësaj vere.
Chelsea është i gatshëm të paguajë mëse 50 milionë euro vetëm për të siguruar shërbimet e 19 vjeçarit i cili konsiderohet si talenti më i madh momentalisht në botën e futbollin natyrisht po flasim për moshën e tij.
Ai gjithashtu kërkohet me ngulm edhe nga Real Madridi dhe Barcelona.