Chelsea gati të ofrojë 22 milionë Funta për Luka Modric
Londër, 13 janar - Chelsea është i gatshëm të ofrojë 22 milionë Funta për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric, sipas tabloidit britanik The Sun të shtunën.
Ylli kroat i cili nuk ka bindur pas transferimit në Santiago Bernabeu në fillim të këtij sezoni nga Tottenham mund të rikthehet në Premier League.
Chelsea beson se Modric është futbollisti i nevojshëm si pasardhës i Frank Lampard i cili pritet të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni.