Chelsea gati 40 milionë funte për Agueron
Londër, 5 maj - Chelsea është favoriti kryesor për transferimin e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero nga Atletico Madridi.
Sipas The Daily Express, Atletico Madridi tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Chelseat, e vlefshme rreth 40 milionë funte.
Javën e kaluar ishte vetë Aguero ai që nuk përjashtoi mundësinë e transferimit në Stamford Bridge duke lëvduar në të njëjtën kohë Blutë e Londrës.
Chelsea po ashtu është gati të bëjë një ofertë marramendëse për dyshen e Milanit, Thiago Silva dhe Alexandre Pato.
Corriere dello Sport shkruan se bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti dëshiron ti sjellë brazilianët gjatë verës për një çmim që mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.
Kjo ofertë që pritet të arrijë në Milanello javën e ardhshme do të mirëpritej nga Silvio Berlusconi, që mezi pret të bëjë biznes me futbollistët që sipas tij janë dështakë.