Chelsea e interesuar për ta transferuar Hazard
Londër, 3 shkurt - Më është dashur të kontrolloj të paktën 20 herë Eden Hazard për Chelsea.
Interesi i madh i Bluve të Londrës në drejtim të talentit belg është rrëfyer nga Guy Hillion, agjenti i Abramoviç që ka qenë në Francë për të vëzhguar Hazard.
Hillion, i intervistuar për të përjavshmen leSport, ka siguruar se ka përcjellë vetëm raportime të shkëlqyera për Hazard.
Në çdo rast kanë qenë raportime pozitive, me 100%. E kam kontrolluar shumë herë lojtarin. Hera e fundit ishte pikërisht fundjava e kaluar, - kanë qenë këto fjalët e agjentit.
Sipas Hillion, në rast se Hazard do të largohet për të luajtur në një klub më të madh atëherë ai o të bëhet një lojtar akoma më i fortë dhe talenti i tij do të shpërthejë në maksimum.