Chelsea e dëshiron Micah Richardsin
Londër, 10 janar - Chelsea është në përgatitje të një oferte prej 20 milionë funtesh për mbrojtësin e Manchester Cityt, Micah Richards, i cili më parë pranoi se dëshiron të kalojë te Blutë e Londrës.
Sunday Mirror pohon se Richards është takuar me Mancinin të enjtën për ti treguar se është i pakënaqur dhe se dëshiron të largohet nga klubi. Por, Mancini ia ka bërë me dije Richardsit se është ende në planet e tij.
Megjithatë, Chelesa njihet si përcjellës i kamotshëm i Richards dhe një transferim është mjaft teori e pranueshme.